Lajme

Kryeprokurori i Teksasit bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

07/11/2022 13:36
nga:N M

Kryeprokurori i Teksasit Ken Paxton, po qendron për vizitë në Kosovë, bashkë me gruan e tij Senatoren e Shtetit, Angela Paxton.

Çifti Paxton kanë vizituar Prekazin ku kanë bërë hoamzhe tek varrezat e Jasharëve.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Kënaqësi t’i mirëpres miqtë tanë amerikan z.Ken Paxton si Kryeprokuror i Teksasit me bashkëshorten e tij, Senatoren e Shtetit, znj.Angela Paxton, për të bërë homazhe në nderim të heronjve të Jasharëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, dhe për të vazhduar më pas në një drekë pune, për të diskutuar çështje të interesit të përbashkët, në kuadër të marrëdhënieve tona të shkëlqyera”, ka shkruar Nura.

Kryeshefi i “Pastrimit” flet pas shkarkimit: Vendim politik i kryetarit Rama, duan t’i kapin ndërmarrjet