Sporti

Erik ten Hag: Ronaldo nuk është në shitje – mezi pres të punojë me të

07/11/2022 11:46
nga:E K

Cristiano Ronaldo është bërë kryetema e mediave botërore.

Ylli portugez raportohet se dëshiron largimin nga Manchester United, pasi dëshiron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë trajneri i ri i United deklaroi se Ronaldo nuk është në shitje.

“Cristiano Ronaldo NUK është në shitje, ai është në planet tona – ai nuk është me ne për shkak të çështjeve personale. Ne llogarisim në Cristiano Ronaldon për këtë sezon”, tha ai.

“Si ta bëj të lumtur Cristiano? Nuk e di por mezi pres të punoj me të”, përfundoi trajneri i United.

/GazetaBlic Sport/