Bujqit në Dukagjin, përkatësisht në Deçan, po ankohen se nuk kanë kanale të ujitjes për tokat e tyre ku kanë mbjellë. Në anën tjetër, komunarët e Deçanit thonë se po bëjnë përpjekje për të përmbushur këtë kërkesë të bujqve.
Avdyl Dervishaj, fermer nga Irzniq i Deçanit, thotë për RTK se vonesa e ndërtimit të kanaleve të ujitjes në këtë lokalitet po ua vështirëson në masë të madhe punën në bujqësi.
Puset e ngritura në fushë të hapur dhe motorët për ujitje janë investimet e domosdoshme për një fermer Avdyl Dervishaj.
Edhe Shaqir Daci, fermer thotë për RTK se janë të brengosur me mungesën e kanaleve të ujitjes në disa lokalitete të komunës janë shprehur edhe zyrtarët komunal të Deçanit.
Ndërsa Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësisë në Deçan, thotë se Komuna është duke e bërë të pamundurën në mënyrë që të plotësohen kërkesat e drejta të fermerëve të kësaj ane.
Stojkaj, drejtor i DBZHR Stojkaj thotë se vetëm gjatë dy viteve të fundit në komunën e Deçanit janë hapur dhe ndërtuar mbi 40 kanale të ujitjes.


