Lajme

​Xhaxhai gjen nipin 17-vjeçar të mbytur në një rezervuar

07/10/2022 22:15
nga:Q R

Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e kësaj të diele në fshatin Vrap të Tiranës.

Policia thotë ai është gjetur i mbytur në një rezervuar pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, rreth orës 19:15

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me mbytje, apo arsye tjetër që 17 vjeçari ka ndërruar jetë në rezervuar.