Lajme

“Qytetarët të vetëdijesohen për t’u ankuar në mënyrë të shkruar aty ku duhet”

07/10/2022 15:53
nga:Q R

Lidhur me numrin e vogël të ankesave të qytetarëve në departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka folur edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj.

Sipas tij, kjo dukuri është mjaftë shqetësuese.

“Kjo është shumë shqetësuese. Por, është një problem evident që qytetarët ende nuk janë vetëdijesuar dhe qytetaria ende është tek ne larg pritjeve të duhura që duhet t’i adresojnë përmes anës së shkruar dhe përmes protestave tek e fundit, protestave paqësore, por gjithnjë duke u formalizuar por jo duke u ankuar përmes rrjeteve sociale dhe kjo në bazë të rrjeteve sociale ti ke ankesa në nivel të Kosovës jashtëzakonisht të larta”, është shprehur ai, për Front Online.

Derisa flet për rritje të përditshme të çmimeve, Kadrijaj thotë se kur kihet parasysh numri i ankesave atëherë kjo është e pavërejtshme.

“Por, kur i merr dokumentet ministria mundet me u deklarua shumë qartë dhe shumë drejt se nuk ka shumë ankesa sepse kur ti merr 250 ankesa me gjithë këtë nivel të rritjes së çmimeve në fakt është e pavërejtur dhe në fakt nuk është serioze”, ka thënë ai.