Sporti

“Kam nevojë për ty te Barça”, zbulohet se si Xavi bindi Kessie të kalojë në “Camp Nou”

07/10/2022 13:14
nga:E K

Franck Kessie zyrtarisht është futbollist i gjigantit katalunas Barcelonës.

Lojari nga Bregut të Fildishtë iu bashkua këtë verë Barcës nga Milani, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se si Xavi e ka bindur Kessien të kaloj te Blaugranët.

“Franck, kam nevojë për ty”, raportohet t’i ketë thënë tekniku spanjoll Kessiet gjatë një bisede telefonike.

Kessie ka qenë një nga lojtarët kyç në vitet e fundit tek skuadra e Milanit, ku ka zhvilluar 95 paraqitje, në të cilat ka shënuar 22 gola.

/GazetaBlic Sport.