Cristiano Ronaldo është bërë kryetema e mediave botërore.
Ylli portugez raportohet se dëshiron largimin nga Manchester United, pasi dëshiron pjesëmarrjen në Ligën e
Kampionëve për edicionin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Mirëpo largimi i Ronaldos mund t’i shkaktojë probleme të mëdha Unitedit.
Sponëzorët e “Djajve të Kuq” po i bëjnë presion klubit që të mos e shesin Cristiano Ronaldon, raporton Daily Mirror.
Ronaldo është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te rivali i United në Angli, Chelsea.
/GazetaBlic Sport/


