Lajme

Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin ‘’Taktika me Njësi te Vogla”

07/10/2022 09:57
nga:G B

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtarët e FSK-së, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV), raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografi nga trajnimi, Mehaj ka thënë se objektiv është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren.

Postimi i tij i plotë:

Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin ‘’Taktika me Njësi te Vogla (TTNJV)”

Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV).

Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren.

Vazhdojmë me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”