Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë javën e ardhshme selinë e NATO-s ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Vizita është planifikuar të mërkurën më 13 korrik.
Pas takimit, Rama dhe Stoltenberg, pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në qendër të bisedës mes tyre pritet të jetë porti ushtarak i Porto Romanos, kur vetë kreu i qeverisë ka njoftuar për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano.


