Deçanasi Naim Muqaj nga Lluka e Epërme, për çdo festë edhe këtë të shtunë kur po festohej Kurban Bajrami, priti në odën e tij mysafirë për përhajr.
Këto vizita zënë fill shumë vite më parë kur derë më derë vizitohej i gjithë fshati, njofton Klan Kosova.
Pronari i kësaj shtëpie të mysafirëve, vazhdimin e traditës do ta lë amanet edhe tek nipërit e tij.
Në fshatin që ka traditë ruajtjen e odave, mbledhitë nëpër to janë të mirëseardhura.
Edhe djali i rapsodit të njohur Dervish Shaqa, kujton diçka nga bajramet e para shumë dekadash.
Kur llafet sosen në këso rastesh është koha për pak argëtim.