Lajme

Sali Berisha uron besimtarët festën e Kurban Bajramit

07/09/2022 12:21
nga:E K

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha uron shëndet, gëzime, mirësi dhe suksese për të gjitha shqiptarët.

Krahas urimit Berisha ka bashkangjitur një foto me bashkëshorten e tij, Lirie Berisha.

Postimi i plotë e kreut të PD-së

Gëzuar Kurban Bajramin.

Miq, sot besimtarëve muslimanë ju urojmë nga zemra, Gezuar Kurban Bajramin. Sëbashku le t’i lutemi Zotit të madh që çdo sakrificë dhe lutje tonë dhe të mbarë shqiptarve t’a pranojë dhe të na shpërblejë në mirësi, gëzime, shëndet dhe sukses, për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Gëzuar! sb