Turizem

E pazëvendësueshme për Bajram, kjo është historia e bakllavasë

07/09/2022 08:10
nga:G C

Fillimisht sheqeri ka qenë në dispozicion me shumicë në Lindjen e Mesme shumë kohë para se të ishte prezent në sasi të madhe edhe në Perëndim.

Marrë parasysh që myslimanët nuk pinë alkool ata arrijnë një kënaqësi të ngjashme përmes pijeve të ëmbla mes së cilave bën pjesë edhe sherbeti.

Nëpër krejt Lindjen e Mesme e në Turqi furrat shërbejnë një sërë gatimesh të lëngshme por ajo që spikat më së shumti është ëmbëlsira me fletë paste, e mbushur me arra dhe e larë në sherbet e gjalpë: bakllavaja.

Mirëpo, ishin osmanët ata që e përsosën lavdinë e ngjitshme të bakllavasë, shkruan the Economist.

Kështu, bakllavaja u shërbehej jeniçerëve të tij. Ishte ëmbëlsirë që shërbehej në ngjarje të caktuara prandaj në Turqi vlen thënia: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllavë për cdo ditë”.

Më 2013, Komisioni Evropian i dha statusin prej “origjineje të mbrojtur të dizajnit” një lloj bakllavaje që bëhet në qytetin e Gaziantepit në Turqi – i pari ushqim turk që njihet kësisoj. Greqia e Lindja e Mesme mund ta sfidojnë Turqinë sa i përket tapisë mbi bakllavanë, por se a datojnë versionet e tyre para osmanëve apo janë rezultat i ekspansionit të tyre, bakllavanë mund ta gjesh sot kudo nga Maroku në Iran.

Kështu ndodh edhe në Kosovë ku familjet përgatisin bakllava kryesisht në nder të festave të Bajramit.