Lajme

SHBA nderon Shinzo Aben, ul flamujtë në gjysmështizë

07/09/2022 00:40
nga:Astrit Gashi

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se kishte urdhëruar që flamujt amerikanë të valojnë në gjysmështizë deri më 10 korrik, kjo për të nderuar ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe i cili u vra sot gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Biden është shprehur se Abe ishte një shërbëtor krenar i popullit japonez dhe një mik besnik i Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters.

“Deri në momentin kur u sulmua dhe u vra, ai u angazhua në punën e demokracisë, për të cilën dha jetën”, është shpreh Biden.