Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, u takua sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Lajmin e ka bërë të ditur Hovenier, duke postuar një fotografi të përbashkët me Zemajn dhe duke bërë të ditur natyrën e takimit.
“Kënaqësi të takoj mikun tim, ambasadorin Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në Bruksel, pas vizitës në Këshillin e NATO-s. E mrekullueshme të takohemi dhe të përtërijmë punën e përbashkët gjatë shumë viteve, për të forcuar marrëdhënien SHBA-Kosovë”, shkruajti Hovenier në Twitter.
Pleasure to see my friend Amb @AstritZemaj, Representative of the Republic of Kosovo for relations w/ NATO – in from Brussels following the North Atlantic Council’s visit. Great to catch up & renew our work together over many years to advance the strong U.S.-Kosovo relationship. pic.twitter.com/AGXScytvRJ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 8, 2022


