Tifo-grupi i skuadrës së Llapit, “Legjendat” kanë reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në ndeshjen ndaj Buducnostit.
Kishte koreografi provokuese, fyerje e ofendime nga malazezët në drejtim të skuadrës kosovare, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja kthyese zhvillohet me 14 korrik dhe tashmë “Legjendat” kanë kërkuar mobilizimin e të gjita grupeve të tifozerive, kjo sipas tyre për t’iu kundërpërgjigjur atyre.
Ja postimi i plotë.
Drejtuar Legjendave, qytetarve Llapian e te gjithe Shqiperis.
Jemi te mllefosur, me ate qe pame dje ne stadiumin e Podgorices, dhe do te kunderpergjigjemi gjithesesi, kundrejt malazezkave, ftohen te gjitha tifogrupet e nengrupet Shqipfolese, te jene pjes e ketij organizimi te dates 14.07, Jo per Llapin po per etniken Shqiperi.
Legjenda me daten 11.07 ne ora 23:00 mbahet mbledhje e tifogrupit, rreth organizimit te fuqishem drejt Prishtine, se bashku me disa tifogrupe qe kan ofruar mbeshtetjen per kete ndeshje, e falenderohen publilkisht dhe ne Podujeve do t’i kene dyert gjithmone te hapura nga sot e 100 vjet.
Te gjithe se bashku ne tribin, t’a bashkojm nderin e krenarin per Shqiperin.
MALESIA ESHTE SHQIPERI.
Legjendat.


