Lajme

Falja e Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

07/08/2022 14:51
nga:Gazeta Blic

Klan Kosova do ta transmetojë nesër faljen e Kurban Bajramit direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Mbulimi special televiziv nis në orën 04:30, derisa drejtpërdrejt transmetohet edhe falja e namazit të Kurban Bajramit që do të bëhet në orën 05:43.

Në këtë program, festës i këndon Egzon Ibrahimi, ilahisti që këtë vit mori çmimin e publikut në garën e këngëve fetare në Stamboll.

Kjo, krahas ligjëratave unike të hoxhallarëve për haxhin dhe kurbanin.

Këto dhe shumëçka tjetër mund t’i ndiqni të shtunën, me fillim në orën 04:30, ekskluzivisht në Klan Kosova.