Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, Konjufca kërkon një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit Abe

07/08/2022 13:39
nga:Genita C

Kryesia e Kuvendit ka thirrur të premten mbledhje, ku në dite do të diskutohen disa pika nga seancat e papërfunduara. Fillimisht, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka vdekur në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra.

Rendi i ditës

I.  Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:

19. Votimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor,  1 dhe 6 korrik 2022:

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,

7. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.

IV. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave