Astrit Temaj, ish- kandidat për asamble të Prizrenir është zgjedhur kryetar i Forumit të Rinisë të LDK-së në Prizren.
Lajmin e ka bërë publik vetë Temaj përmes një statusi në Facebook, raporton Gazeta Blic.
“Në këtë rrugëtim të ri, bashkë me të rinjtë dhe të rejat e LDK-së, do të punojmë fuqishëm në ngritjen e LDK-së dhe rikthimin e saj në udhëheqjen e qytetit tonë Prizrenit. Bashkë, do të angazhohemi që të afrojmë më shumë të rinjë dhe të reja që rrugëtimin tonë drejtë fitores ta kemi më të lehtë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, veprimtar, simpatizant, të rinjë dhe të reja,
Ndihem tejet i emocionuar që pas një procesi demokratik, në një kuvend me plot të rinjë e të reja mora besimin nga delegatët që të jem kryetar i Forumit të Rinisë të LDK-së – Dega në Prizren. Ky besim, do të thotë më shumë angazhim, unitet dhe bashkëpunim me njëri tjetrin.
Në këtë rrugëtim të ri, bashkë me të rinjtë dhe të rejat e LDK-së, do të punojmë fuqishëm në ngritjen e LDK-së dhe rikthimin e saj në udhëheqjen e qytetit tonë Prizrenit. Bashkë, do të angazhohemi që të afrojmë më shumë të rinjë dhe të reja që rrugëtimin tonë drejtë fitores ta kemi më të lehtë.
Na priftë e mbara✌️



