Sporti

Katari pritet ta ndalojë konsumimin e birrës në stadium gjatë Kampionatit Botëror

07/08/2022 13:17
nga:E K

Kampionati Botëror “Katar 2022” pritet të zhvillohet nën rregulla strikte.

Shteti organizues Katari, ku mbizotëron feja myslimane dhe ligjet e saj, kanë ndaluar promovimin e komunitetit LGBT duke paralajmëruar edhe dënime për ata që do të provojnë praktika të tilla në këtë shtet, shkruan GazetaBlic Sport.

Përveç kësaj, Katar 2022 do të ketë edhe një veçanti që me siguri shumë fansave të futbollit nuk do u pëlqej.

Organizatorët pritet ta ndalojnë konsumimin e birrave brenda ambienteve të stadiumit sipas raportimeve të “Reuters”.

Megjithatë birrat do të lejohen të shiten jashtë stadiumeve ku tifozët do të mund të konsumojnë para hyrjes në stadium.

/GazetaBlic Sport/