Lajme

Ekzekutimi i ish-kryeministrit: Policia japoneze me operacion në shtëpinë e sulmuesit

07/08/2022 11:39
nga:N M

Shinzo Abe, ish-kryeministri japonez, 67-vjeç, u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në rrugë në qytetin Nara.

Ai vdiq në spitalin e qytetit.

Ndërkaq, mediat e huaja raportojnë se Policia e Japonisë ka ndërmarr një operacion në shtëpinë e sulmuesit, Tetsuya Yamagami.

Pjesëtarët e policisë kanë hyrë me mburoja mbrojtëse në shtëpinë e sulmuesit, me pretendimin se në shtëpitë e tij mund të ketë lëndë plasëse.

Yamagami dyshohet se i tha policisë se ishte i pakënaqur me Aben dhe donte ta vriste atë, shkruan Reuters.

Abe ishte kryeministër për dy mandate dhe u bë kryeministri më jetëgjatë i Japonisë përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2020 për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Megjithatë, ai mbeti një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, duke kontrolluar një nga fraksionet kryesore të saj dhe ndodhej në Nara për të mbajtur një fjalim politik përpara zgjedhjeve të së dielës.

Yamagami u mor në paraburgim për tentativë vrasje dhe arma e tij u konfiskua.

Mediat lokale raportojnë se Yamagami e kishte ndërtuar vetë armën, domethënë i kishte bërë disa modifikime në të. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto pretendime për momentin.

Ish-kryeministri japonez më 2019 ishte takuar me Thaçin, këto ishin fjalët e tij për Kosovën