Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj vdekjes tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “twitter”, Osmani e cilësoi Aben si lider të jashtëzakonshëm.
“Ai ishte një lider i jashtëzakonshëm që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës”, shkruan Osmani.
Postimi i plotë:
Thellësisht e pikëlluar për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Ai ishte një lider i jashtëzakonshëm që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.
Mendimet tona janë me familjen Abe dhe me popullin e Japonisë


