Sporti

Koeman zbulon të ardhmen e Frenkie de Jong

07/08/2022 09:31
nga:E K

E ardhmja e Frenkie de Jong ka ngjallur diskutime të mëdha në mediat botërore.

Shumë nga mediumet e mëdha ditëve të fundit raportuan se holandezi do largohet nga “Camp Nou” në drejtim të Premierligës, ku dy klubet më të interesuara për shërbimet e tij janë, Manchester United dhe Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë ish trajneri i Barcelonës dhe bashkëkombasi i lojtarit në fjalë, Ronald Koeman, ka zbuluar se dëshira e mesfushorit është të qëndrojë te Barca.

“Kam folur me Frenkie-n dhe më tha se dëshiron të qëndrojë te Barcelona“, ka thënë Koeman.

/GazetaBlic Sport/