Lajme

Prokurori e liron vozitësin që goditi me veturë 5-vjeçarin në Vushtrri

07/08/2022 08:54
nga:Genita C

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka mbetur i lënduar dje në Vushtrri.

Kjo pasi që i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje.

Pas rastit, viktima është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.