Lajme

Ministria publikon çmimin e naftës dhe benzinës për sot

07/08/2022 08:21
nga:Genita C

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e deriavteve që do të vlejnë për sot, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të fundit thuhet se, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 € për litër, i Bnezinës është 1.72 dhe i Gasit është 0.78 cent për litër.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.72 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 08/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.