Lajme

Tejkaloi pesë herë shpejtësinë derisa e incizonte veten, Zvicra dënon kosovarin

07/08/2022 07:17
nga:Genita C

Në tetor të vitit 2017 në Fellenbergstrasse, në mes të Cyrihut, ai ia kishte shkelur në 116 km/h, në zonën ku lejohet 50 km/h. Në aktakuzën e tij, prokurori Jürg Boll, i specializuar në krimet e shpejtësisë, shkruan për një “shpejtësi të tepruar në një zonë banimi”.

Po ai person kishte ngarë makinën përgjatë autostradës A2 në Ticino me një shpejtësi prej 230 kilometrash në orë, trasnmeton albinfo.ch. Madje, matësi (tacho) i tij i shpejtësisë, të cilin ai e kishte manipuluar, tregonte 320 km/h

Ndërsa në autostradën A1L pranë Cyrihut, e cila ka një shpejtësi të kufizuar prej 80 km/h, ai i kishte dhënë 149 km/h. Me atë rast kosovari kishte humbur kontrollin e makinës së tij teksa ndërronte korsinë. Makina rrëshqiti dhe u përplas me pengesën mes korsive, shkruan sda.ch. Me atë rast shpëtoi pa u prekur një motoçiklist “për pak më pak se dhjetë metra”.

Ura e Cyrihut “Europa Brücke” shfaqet dy herë në aktakuzë. Njëherë, kur ai kishte shtypur fort pedalin e gazit (130 km/h në vend të 50 km/h). Ndërsa herën tjetër, kur ai kishte kaluar mbi atë urë me një shpejtësi prej prej 40 deri në 50 kilometrash në orë – por duke mbajtur këmbën e majtë, jashtë, nga dritarja e shoferit, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, ai kishte vetëm dorën e majtë në timon – në tjetrën mbante celularin, me të cilin filmonte veten, ashtu si dhe në udhëtimet e tjera.