Lajme

Sondazhi i fundit e nxjerri Vetëvendosjen vetëm 38%, vjen reagimi i parë nga partia e Kurtit

07/07/2022 23:35
nga:Gazeta Blic

Pas publikimit të sondazhit të fundit nga PIPOS, ka ardhur reagimi i parë nga Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Sipas këtij sondazhi që u publikua sot, partia e drejtuar nga Kurti ka rënë në 38%, nga 50 % që ishte para një viti e gjysmë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj sondazhit.

Ai ka theksuar se kjo kompani bën gabime në matje.

Reagimi i plotë:

Sa shpejt u bënë 10 vite e sa shumë na paska marrë malli për PIPOS-in.

Na kanë munguar sondazhet, që marzhën e gabimit nuk e kanë mbi 12%!

 

PIPOS: 38.19% e qytetarëve do të votonin sot për VV-në, 25.12% për LDK-në, 21.35% për PDK-në