Sporti

Buducnost shënon golin e dytë ndaj Llapit, skuadra kosovare mbetet me 10 lojtarë në fushë

07/07/2022 21:04
nga:Mergim Rreci

Llapi ka mbetur me një lojtar më pak në ndeshjen ndaj Buducnostit.

Skuadra kosovare tashmë do të duhet të luajë me 10 lojtarë në fushë, shkruan GazetaBlic Sport.

Lima Da Silva Neto u ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në afërsi të zonës. Pikërisht nga ajo ndërhyrje, skuadra vendase e ka dyfishuar avantazhin në 2 me 0.

Milosevic e gjeti golin e dytë për skuadrën vendase.