Laçi pret në “Elbasan Arena” skuadrën e Iskras në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Skuadra shqiptare konsiderohet në këtë takim si favorite dhe do të kërkojë një rezultat të mirë, kjo për të qenë më e qetë në ndeshjen kthyese.
Trajneri Shpëtim Duro është shprehur se në këtë sfidë do të improvizonte dhe kështu duket se do të luajë me katër sulmues: Guindo, Zatubiaca, Akiniemi dhe Mazrekaj, me këtë të fundit që do të kthehet dhe në mesfushë.



