Sporti

Tottenham kërkon një tjetër ‘goditje’ të madhe në merkato

07/07/2022 18:18
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay, mund të rikthehet në Premier League, ku më parë ka luajtur për Manchester United.

28-vjeçari holandez ka tërhequr vëmendjen e Tottenham Hotspur.

Londinezët u interesuan për Depay gjatë negociatave për huazimin e mbrojtësit të klubit katalanas Clement Lenglet.

Nëse Barcelona nënshkruan Rafinha dhe Robert Lewandowski, dhe Ousmane Dembele nënshkruan një kontratë të re, do të jetë e vështirë për Depay të hyjë në formacionin fillestar.

Barcelona në çdo rast është gati ta shesë sulmuesin për më shumë se 20 milionë euro, pasi i duhen para për transferime.