Sporti

Ish trajneri i skuadrës gjermane: Bayerni duhet të lejojë largimin e Lewandowskit

07/07/2022 16:19
nga:Mergim Rreci

Ish-trajneri i Bayernit, Ottmar Hitzfeld tha se skuadra gjermane duhet të pranojë të negociojë largimin e Robert Lewandowskit.

Situata po bëhet e paqëndrueshme dhe Ottmar Hitzfeld pretendon se kushtet që golashënuesi polak të kthehet në Mynih nuk janë më, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mendimi im ka qenë dhe do të jetë gjithmonë: nëse një lojtar dëshiron të largohet, atëherë le të largohet. Nëse Lewandowski dëshiron të largohet, atëherë le të shkojë. Nuk ka kuptim që të dyja palët të jenë përsëri së bashku. Të gjithë lojtarët duan të kenë sukses. Është e qartë se drejtuesit e Bayernit janë të mërzitur nga veprimet e Lewandowskit”, tha ai.

Sulmuesi ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe synon të kalojë te Barcelona.

/GazetaBlic Sport/