Kapiteni i Buducnostit, Vasilije Terzic ka potencuar se ndeshja e sotme ndaj Llapit është mjaft e vështirë.
Skuadra e Buducnostit e mirëpret Llapin në Podgoricë me fillim nga ora 20:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Terzic, kapiteni i klubit malazez thotë se ata kanë motiv dhe duhet ta nisin mirë aventurën në Evropë.
“Sezoni i kaluar është një motiv i madh për ne që këtë herë të tregohemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta presim ndeshjen e kthimit me rezultat të favorshëm”, tha Terzic.
Në fund ai potencoi se ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Nuk do të jetë e lehtë, por ne luajmë në shtëpi, në stadiumin tonë, besojmë para shumë shikuesve dhe shpresojmë që ky të jetë një faktor që do të na lejojë të shënojmë një fitore”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


