Dita e sotme do të jetë e rëndësishme për shumë skuadra shqiptare.
Kualifikimet e Conference League do të jenë sfidat e rradhës në të cilat ekipet shqiptare do të përpiqen të kalojnë tutje.
Në fazën e parë kualifikuese të garës më të re evropiane, Llapi, Gjilani,Partizani, Laci dhe Shkëndija do të përballen me kundërshtarët e tyre për të vazhduar tutje në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.
E para që do të përballet sot është Partizani ku do ketë punë me ekipin nga Gjeorgjia, Saburtalo Tbilisi.
Me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohen tre takime tjera për ekipet shqiptare: Gjilani – Liepaja, Laci – Iskra dhe Shkendija – Ararat Yereva.
Llapi do të nis duelin gjysmë ore më pas saktësisht në ora 20:30 ndaj skuadrës malazeze, Buducnost.
/GazetaBlic Sport/


