Sporti

Eksperienca e madhe e Yll Hoxhës në Evropë, ndihmë e madhe për SC Gjilanin

07/07/2022 09:29
nga:L J

Skuadra e Gjilanit sot nisë aventurën në fazat e kualifikimit për UEFA Conference Legaue.

Gjilani do të përballet me FK Liepajan me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Natyrisht se eksperienca në klubin e Gjilanit nuk mungon nga radhët e disa lojtarëve që në të kaluarën kanë luajtur shumë ndeshje në garat evropiane dhe padyshim se kjo i shërben pozitivisht edhe klubit.

Një nga lojtarët kosovarë me më së shumti paraqitje në garat evropiane me klube është mbrojtësi i majtë, Yll Hoxha.

34 vjeçari ka gjithsej 15 paraqitje, 10 me Kukësin dhe 5 me Feronikelin.

Me skuadrën e Kukësit ai ka luajtur 10 ballafaqime në kualifikimet e Europa Leagues, kurse me Feronikeli ka 3 paraqitje në kualifikimet e Champions League dhe 2 në kualifikimet e Europa League.

Ai sot pritet të debutojë me SC Gjilanin në garat evropiane dhe të shtojë numrin e paraqitjeve të tij në këto kompeticione.

Natyrisht se nga kampi gjilanas janë përgatitur që nga kjo sfidë të dalin triumfues.

/GazetaBlic Sport