Nick Kyrgios do të luajë nesër në orën 14:00 ndeshjen e karrierës së tij, gjysmëfinalen kundër Rafael Nadal në Wimbledon.
Do të jetë një kapitull i ri dhe më i rëndësishëm në marrëdhënien e diskutueshme mes dy personazheve diametralisht të kundërt, përcjell GazetaBlic Sport.
Më i vjetër dhe më i qetë Nadal (36) kundër një “të çmenduri” nëntë vjet më të ri, i cili deri vonë thoshte se do të tërhiqej. Kyrgios e ka sulmuar shpesh verbalisht Nadalin, por para përballjes së madhe ai flet për të me respekt.
“Do të jetë shumë e veçantë për mua të luaj kundër Rafës në Wimbledon. Ne patëm disa beteja të pabesueshme në fushën e tij qendrore. Ai më mundi një herë, por unë e munda atë herën tjetër. Ne jemi njerëz me personalitete krejtësisht të ndryshme, por kemi respekt maksimal për njëri-tjetrin. Unë u them tifozëve të tenisit: përgatituni për një ndeshje që do t’ua ndalë frymën. Do të jetë ndeshja më e ndjekur në historinë e tenisit”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


