Sporti

Juventus dëshiron largimin e Alex Sandros, asnjë skuadër nuk interesohet për të

07/06/2022 22:53
nga:Mergim Rreci

Jashtë planeve të Massimo Allegrit për sezonin e ri, Alex Sandro është një problem që Juventus e ka pezull në treg.

Ish-lojtari i FC Porto, i nënshkruar nga skuadra torineze në vitin 2015 për gati 30 milionë euro, po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe sipas Calciomercato nuk hyn në llogaritë e 2022/2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Sandro ka një pagë shumë të lartë, gjashtë milionë euro pa taksa dhe Juventus synon ta shesë atë në mënyrë që të ketë ende disa të ardhura financiare, pasi që nga janari lojtari do të mund të nënshkruajë me ‘kosto zero’ nga një klub tjetër.

Problemi është se, deri më tani, asnjë klub nuk ka trokitur në derën e Juventusit për të marrë shërbimet e tij, kështu që do të jetë shumë problematike e ardhmja e tij.

/GazetaBlic Sport/