Sporti

Kosova shkruan histori në turneun e tenisit “Billie Jean King Cup”, siguron ‘Play off’-in

07/06/2022 19:55
nga:Mergim Rreci

Me fitore të shkëlqyera tenistet e Kosovës janë kualifikuar në ‘Play-off’ të  “Billie Jean King Cup”.

Sot, në përballje me Shqipërinë, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundërshtar me rezultatet:

Vesa GJINAJ – ??Kristal DULE, 6:1 6:4
Adrijana LEKAJ – ?? Gresi BAJRI 6:2 7:5
Donika BASHOTA / Forta MORINA – ??Kristal DULE / Rea QINAMI 6:2 4:6 1:6

Njëkohësisht Kosova përmbylli ndeshjet e grupeve me tre fitore, duke mposhtur Kenian 3:0, Shqipërinë 2:1 ndërsa Naimbia ka dorëzuar ndeshjen. Të premten ekipi do luftojë për të kaluar një rang më lartë për herë të parë!