Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Drenasin.
Krasniqi, përmes një postimi në faceboook, tha se qeverisja e Lladrovcit në Drenas është model edhe për komunat e tjera.
“Shumë punë, shumë projekte, energji e pa shterrshme e performancë shembullore.Qeverisja e Ramiz Lladrovcit në Drenas tashmë është model edhe për komunat më të mëdha, që nga cilësia e administratës, investimet infrastrukturore, transparenca e deri te përfaqësimi gjinor”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
AI tha se kjo komunë është duke realziuar projekte të reja, të cilat janë duke ufinancuar nga buxheti komunal e pa mbështetje nga qeveria.
“Jashtëzakonisht i lumtur që edhe në vizitën time sot në Drenas, së bashku me Kryetarin Lladrovci dhe ekipin e tij, pamë shumë projekte të reja, nga ndërtimi i urës në Dobroshec, ngritja e kapaciteteve të ujësjellësit në Çikatovë të Vjetër dhe ndërtimi i kolektorit për grumbullimin e ujërave të zeza në Drenas. Të gjitha këto me buxhet te komunës dhe fatkeqësisht pa kurrfarë mbështetje nga Qeveria qendrore”.
Por sipas tij, pavarësisht mungesës së mbështjes, puna në Drenas nuk po ndalet.
“Pavarësisht sfidave e mungesës së mbështetjes, puna nuk ndalet në Drenas për të sjellë afër qytetarit qeverisjen që kemi premtuar, qeverisjen për të cilën qytetarët kanë nevojë”, ka shtuar ai.


