Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar për videon e Radojçiq nga veriu, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Radojçiqi nuk është vetëm kriminel, por edhe indikator, ku më herët paraqitej në zyrat në Prishtinë e tani në male.
“Radojçiq është i njëjti, por jo edhe lokacioni”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Disa gjëra që duken thjesht lajme në fakt tregojnë për kurs dhe orientim shtetëror. Është fatkeqësi, por Radojçiqi nuk është vetëm kriminel, por edhe indikator. Njëherë në zyret e Prishtinës, tash diku nëpër male.
Radojçiq është i njëjti, por jo edhe lokacioni.


