Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Inter Turkut.
Skuadra kosovare u mposht me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
“Intelektualët” zhvilluan një paraqitje solide, duke rrezikuar së paku tri herë portën kundërshtare.
Niska shënoi golin e vetëm në minutën e 78-të për vendasit, të cilët më pas luajtën me një futbollist më shumë.
Ilir Blakçori u ndëshkua me karton të kuq, kjo pasi që në tentim për ta larguar topin, goditi kundërshtarin dhe mori kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshja kthyese zhvillohet me 12 korrik në ora 20:00, atju ku Drita do të kërkojë kualifikimin tutje.
/GazteaBlic Sport/


