Sporti

Aeroporti i Liverpool me ftesë interesante për Ronaldon: Fluturo nga këtu për në destinacionin e ri

07/06/2022 16:43
nga:Mergim Rreci

Në një kohë kur duket se Cristiano Ronaldo do të jetë i interesuar të largohet nga Manchester United, aeroporti i Liverpool ka përdorur rrjetet sociale për të ftuar golashënuesin portugez që të shfrytëzojë lehtësirat e tij për t’u larguar nga Anglia drejt destinacionit të ri.

“Mezi prisni të largoheni nga Manchesteri, por dëshironi të kapërceni linjat? Ftojmë Cristiano Ronaldon të përjetojë aeroportin më të shpejtë, më të aksesueshëm dhe miqësor në veriperëndim. Mund të bëjmë lidhje me Mynih ose Lisbonë me Lufthansa ose të fluturojmë me Ryanair direkt në Paris ose Romë”, shkruajti aeroporti në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.