Lajme

Nesër vazhdon seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

07/06/2022 16:12
nga:G B

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

1.         Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.         Pyetjet parlamentare,

3.         Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4.         Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

8.         Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

9.         Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.