Sporti

Zyrtare: Granit Jashari transferohet tek Gjilani

07/06/2022 15:44
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka transferuar mbrojtësin Granit Jashari.

Gjilani ka arritur marrëveshje me Jasharin, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.

Jashari së fundmi ishte pjesë e KF Drenicës.

Ja postimi i SC Gjilanit:

“?????????Ë ???????

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Granit Jashari.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

23 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zingjir te Përfaqësuesja e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, njofton SC Gjilani.