Lajme

Vuçiq flet për videon e Radojçiqit: Thanë se e bëri në Lesposaviq dhe u kthye, nuk më intereson për mesazhin e tij

07/06/2022 15:00
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një prononcim për media është pyetur edhe për videon e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, të publikuar në mediumin pro-qeveritar serb “ALO”.

Vuçiq ka thënë se nuk e kupton se çfarë mesazhi Radojçiqit ka dashur të dërgojë, meqë siç thotë Vuçiq “ai jeton në Kosovë dhe si qytetar i Serbisë ai mund të zgjedh ku të jetojë në vendin e tij”.

Ai tutje ka thënë që nuk i intereson se çfarë mesazhi ka qenë ai i Radojçiqit duke iu thënë gazetarëve ta pyesin vetë Radojçiqin se çfarë ka dashur të thotë me videon.

Derisa ka treguar se Radojçiq e kishte realizuar atë video në Leposaviq dhe se është kthyer prapa.

“Mua s’më intereson se çfarë mesazhi ishte. Pyetni atë. Ata thanë që ai realizoj disa fotografi në Leposaviq dhe thanë se ai u kthye prapë. Dhe, po, ai jeton në Kosovë, cili është keqkuptimi”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe ndaj Radojçiqit është aktiv urdhëarresti lidhur me rastin “Brezovica”, pasi dyshohet për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale”.