Lajme

Lëvizja Vetëvendosje pamundëson shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

07/06/2022 14:41
nga:N M

Ka dështuar mocioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e Bordit të ZRRE nga ana e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Pas një debati të gjatë me argumente të opozitës dhe kundër argumente të pozitës, se a duhet të shkarkohet Bordi i ZRRE apo jo, mocioni është hedhur në votim, por ka dështuar shkakrimi.

Shkakrimin e pamundësoi Grupi Parlamentar i VV-së.

Kanë votuar 75 deputetë, 22 për, 53 kundër dhe asnjë abstenim.