Lajme

Ministrisë i kërkohet kompensim për bujqit pas dëmeve që shkaktoi Breshëri në Deçan

07/06/2022 13:37
nga:Q R

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ndahet një fond i veçantë për kompensimin e dëmve të shkatuar nga breshëri që ra mbrëmë në Deçan.

Sipas tij, dëme janë shkaktuar te fermerët në fshatrat Pobërgjë, Lloqan e Dranoc.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues, dhe së bashku me komisionin komunal të përgatisim raport detal për të gjitha dëmet e shkaktuara e pastaj të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët tanë të kompensohen. Të dashur fermerë, ju bëjmë thirrje që më së largu deri ditën e premte t’i paraqitni kërkesat tuaja pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit”, ka shkruar Stojka.