Për herë të parë në historinë e tenisit, një teniste afrikane shkon në gjysmëfinalen e një grand slam. Bëhet fjalë për tunizianen Ons Jabeur, që avancon mes 4 më të mirave në Wimbledon.
Në çerekfinale, ajo mundi 2-1 (3-6, 6-1, 6-1) çeken Marie Bouzkova. Një fitore me përmbysje e tenistes afrikane, aktualisht numri 3 në botë. Ajo është tenistja e vetme nga “top-10” e kualifikuar dhe konsiderohet si favorite për këtë turne.
Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë tenistja gjermane Tatjana Maria (numri 103 ne bote). Ajo mundi 2-1 (4-6, 6-2, 7-6) patrioten e saj Jule Niemeier, në një derbi me shumë emocione dhe rivalitet.
Advertisements
Te meshkujt, pas Novak Djokovic (mundi 3-2 italianin Jannick Sinner), në gjysmëfinale shkon edhe tenisti britanik Cameron Norrie. Ai mundi pas një maratone që zgjati 4 orë belgun David Goffin (3-6, 7-5, 6-2, 3-6, 7-5). Dy fituesit do të përballen mes tyre në gjysmëfinale.


