Sporti

Joan Laporta: De Jong është lojtar i Barçës, nuk duam ta shesim

07/06/2022 13:03
nga:L J

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se ai dhe drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta shesin mesfushorin e tyre, Frenkie De Jong.

Mesfushori holandez po kërkohet me ngulm nga Manchester United, megjithatë presidenti i Barçës thotë se ai mbetet lojtar i klubit katalanas dhe shpreson të mbetet kështu edhe pas merkatos së verës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Frenkie de Jong është lojtar i Barcelonës – ne nuk duam ta shesim nëse nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha fillimisht Laporta.

“Ne e dimë se ka oferta për De Jong, por ne nuk duam ta shesim atë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport