Sporti

Mike Tyson: “Tre vitet më të mira të jetës sime i kalova në burg”

07/06/2022 12:29
nga:L J

Legjenda e boksit, 56-vjeçari amerikan Mike Tyson – kujtoi periudhën e kaluar në burg dhe befas deklaroi se ishte viti më i mirë i jetës së tij.

Në vitin 1992 gjykata e shpalli Tyson fajtor për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare dhe e dënoi me 6 vjet burg. Boksieri gjithmonë e ka mohuar fajin dhe ka dëshmuar se vetë vajza ka dashur të bëjë seks me të. Tyson kaloi më pak se tre vjet në burg dhe u lirua për sjellje të mirë në 1995.

“Kam kaluar tre nga vitet më të mira të jetës sime në burg. Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë kohë. Jam një djalë i qetë dhe i mirë. Unë i trajtova mirë të gjithë në burg”, tha Tyson në pod-castin e “The Pivot”.

Kur u pyet nëse Tyson-it i humbi miliona sa qëndroi në burg, ai vuri në dukje se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në jetë.

“Kam gjetur paqen e brendshme në burg, që është gjëja më e rëndësishme. Kur humbet qetësinë e brendshme, humbet ekuilibrin e jetës, humbet mendjen e shëndoshë”, tha Tyson.

/GazetaBlic Sport