Sporti

Shënoi gol ndaj Ballkanit, Buff: Kundërshtarët kanë ekip të mirë, donim të fitonim, por edhe barazimi është rezultat i mirë

07/06/2022 10:56
nga:L J

Oliver Buff ishte golashënuesi i Zalgiris dje në ballafaqimin ndaj Ballkanit.

Buff realizoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Ballkanit që përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Zalgiris pas ndeshjes theksoi se ai dhe ekipi i tij nuk e nisën mirë duelin dhe lejuan Ballkanin të luanin lirshëm.

“Fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë. Kundërshtarët fituan besim, dhe ne nuk luajtëm mirë”, tha golashënuesi Olivier Buff.

Ai foli edhe për ndeshjen e kthimit, ku tha se nuk do të jetë takim i lehtë.

“Nuk mendoj se fillimi ishte nervoz, kemi shumë lojtarë me përvojë. Por ndonjëherë mund të ndodhë, ne nuk i fituam duelet, i vonuam duelet, i lejuam të kontrollonin topin, i lejuam të fillonin sulmet. Duhet të analizojmë gabimet dhe të luajmë më mirë pas një jave. A jemi të kënaqur me rezultatin? Unë do të thoja se nuk është keq. Ne donim të fitonim këtu. Kundërshtarët kanë një ekip të mirë dhe mund të luajnë futboll të mirë. Nuk do të jetë e lehtë javën e ardhshme”, vazhdoi ai.

Ndeshja e kthimit mes Zalgiris dhe Ballkanit luhet me 12 korrik në Lituani.

/GazetaBlic Sport