Sporti

Tirana me super premio për ndeshjen ndaj Dudelange

07/06/2022 10:12
nga:L J

Tirana do të luajë sot në orën 19:30, sfidën ndaj Dudelanzhit në Luksemburg, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it.

Burime e Panorama Sport pranë klubit thonë se nëse kampionët e Shqipërisë ia dalin të kualifikohen, shpërblimi do të jetë afro 100 mijë euro.

Sfidën e dytë bardheblutë do ta luajnë ndaj ekipit luksemburgas në datën 12 korrik, në orën 20:00, në stadiumin “AIR Albania”.

Nëse kampionët e Shqipërisë arrijnë të kualifikohen do të kenë përballë në turin e dytë fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.

Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të sfidojnë humbësin e çiftit Zrinjski-Sherif Tiraspol.